PD: Kreu i zyrës së Punës Kavajë "wanted". Dorëhiqet Kurti, u akuzua për kontrabandë

Kanë mjaftuar vetëm pak orë nga denoncimi i Partisë Demokratike, për kreun e zyrës së punës në Kavajë, Sajmir Kurti, që të paraqesë aktin e dorëheqjes nga pozicioni që mban. Lajmi bëhet me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Punësimit.Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, deklaroi se kryeministri Rama ka emëruar në krye të zyrës së punës në Kavajë një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për kontrabandë.DeklarataNjë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dy vite më parë, me akuzën e kontrabandës, është gjetur nga Edi Rama, dhe është emëruar menjëherë Drejtor I Zyrës së Punësimit në Kavajë.Dy vite më parë, në verën e vitit 2012 Saimir Kurti, u zbulua nga autoritetet doganore teksa një kontenier që vinte nga Kina plot me cigare, e deklaronte si të mbushur me dyer, për të shmangur detyrimin prej 400 milionë lekësh.U kallëzua, dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria.Pak ditë më parë, ky person ka marrë postin e lartë të Drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, I propozuar nga Erion Veliaj, në një ceremoni me shumë ngjyra, ku prezantimin ia ka bërë Kryeministri, Edi Rama.Mund ta dalloni në këtë foto, personin e shpallur në kërkim për kontrabandë, që qëndron para kryeministrit dhe në krah të ministrit.Nuk do mend e kalem, për ta kuptuar se sa boshe është retorika e Kryeministrit për merita e profesionalizëm.Me emërimin që po denoncojmë ne sot, del qartë se rilindja e Edi Ramës, është thjeshtë e vetëm rilindje e personave që kanë probleme të rënda me ligjin, por që I shërbejnë interesave klienteliste të partisë, Kryeministrit dhe Ministrave të linjës.Një ditë më parë, ne denoncuam një tjetër rast të rëndë, sic ishte emërimi si përgjegjësi AKU-së i një personi të arrestuar për prodhim të paligjshëm të mallrave të rrezikshëm për shëndetin.Heshtja e Kryeministrit vetëm e zmadhon skandalin dhe trash më shumë qeverisjen e tij.