Deklarata e munguar në Strasburg, PS e PD letra “dashurie” me email
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kane vene ne zbatim porosine e kreut te delegacionit të PE-së per Evropën Juglindore, Eduard Kukan, per te vijuar negociatat per miratimin e Rezolutes se perbashkët per integrimin, e cila u la pezull ne Bruksel.Maxhoranca dhe opozita, ne mungese te nje takimi fizik, kane zgjedhur komunikimin online per tu njohur paraprakisht mbi qendrimet e palëve. Burime per Ora News, konfirmojne se i mandatuari nga selia blu Aldo Bumçi e ka njohur te ngarkuarin e Partise Socialiste Taulant Balla, me te gjitha propozimet e opozites, te cilat nuk jane as me pak dhe as me shumë se sa ato qe u bllokuan nga maxhoranca ne Bruksel gjate takimit ne Komitetin e Stabilizim Asocimit.Partia Demokratike nuk ka levizur nga qendrimi i saj qe ne kete Rezolute te jene te pasqyrura te gjitha problemet qe kane te bejne me hetimin e skemes se blerjes se votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale në Korçë, ruajtjen dhe nxitjen e integritetit dhe pavarësisë se institucioneve te pavaruara.Rikthimin e ligjshmerise ne parlament, e cila sipas tyre u godit me shkarkimin e kreut te ILDKP-së, tërheqjen e amendamentit për të shkarkuar këshillin e AMA-s dhe kryetaren e saj, plotësimin e vendeve te lira në KQZ, zhbllokimin e emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, sigurim te dëmshpërblimit për palët e dëmtuara nga akti normativ per INUK, si dhe hetim të plotë per nderhyrjet ne të dhënat dixhitale në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.Për këto 8 pika, Partia Demokratike eshte e vendosur te mos jap konensus, pasi sipas tyre ne thelb kane respektin ndaj satandardit europian, jane argumentuar ne nje dokument prej tre faqesh, ku te marten pasdite eshte njohur dhe kampi maxhoritar.Nderkohe ne ditet ne vijm pas njohjes me materialet, pritet qe te kete takim koke me koke mes paleve, per te diskutuar mbi nje rruge kalimi konsensual qe i çon drejt miratimit te Rezolutes.