Biznesi shigjeton drejtësinë, konkurenca e bizneseve në gjendje të mjerueshme
Situata e konkurencës së bizneseve është në gjendje të mjerueshme dhe për këtë shigjetohet sistemi i drejtësisë, i cili nuk i jep zhgjidhje ankimimeve të Autoritetit të Konkurencës.Problematika e kohëzgjatjes së trajtimit të një vendimi në shkallët e gjyqësorit është ngritur prej kryetares së këtij institucioni, Lindita Lati, gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë dhe Financave.Gjendjen shqetësuese të konkurencës e ka konstatuar edhe deputeti, Ervin Koci, i cili kërkoi që të merren sa më parë masa.Disa prej sektorëve që kanë shfaqur probleme më të ndjeshme të konkurencës janë tregu i ngarkim shkarkimit në rrugë detare të gazit të lëngshëm, tregu i komunikimeve elektronike, tregu i energjisë elektrike,i prokurimeve dhe i sigurimeve.Përgjatë vitit 2013, Komisioni i Konkurrencës ka marrë 42 vendime për shkelje të konkurencës.