Pse mungon uji në rubinetat tonë? Haxhinasto: 67 % zhduket dhe nuk sjell të ardhura

Sektori i ujësjellësave është në një kaos dhe për këtë ka nevojë për një reformim të thellë. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi se për 67% të ujit nuk mblidhen të ardhura.Haxhinasto paralajmëroi se Qeveria nuk do të japë asnjë subvension për shoqëritë e Ujsellës-Kanalizimeve edhe pse janë në vështirësi serioze.Ministri Haxhinasto paralajmëroi edhe ndryshime ligjore për të rritur administrimin e Ndërmarrjeve të Ujësjellës Kanalizimeve, duke bërë të mundur edhe shmangien e politizimit.