Varrezat përplasin qeveri-bashki, Tahiri: Zvarritja e shpronësimeve nga "Basha"
Qeveria miratoi vendimin për shpronësimin e banorëve të cilët preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike Sharrë dhe Tufinë.Ministri i brendshëm Saimir Tahiri ndërsa e cilësoi debatin për këtë çështje si të panevojshëm fajësoi Bashkinë e Tiranës për papërgjegjshmëri dhe zvarritje të shpronësimeve për varrezat."Sot përfundojmë një debat plotësisht të panevojshëm aspak të shëndoshë dhe mbi të gjitha ndikoi padrejtësisht mbi sigurinë e qytetarëve. Ne gjykojmë se kjo ishte një papaërgjegjshmëri dhe zvarritje e panevojshme nga ana e bashkisë së Tiranës dhe pushtetit vendor. Fondi për kompesimin e pronarëve do të përballohet nga buxheti i miratuar nga bashkia e Tiranës. Miratimi i këtij projektvendimi mundëson zgjidhjen njëherë e mirë e situatës dhe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar nga bashkia e Tiranës, mundëson lekujdimin e pronarëve si dhe mundëson realizimin e investimit të kërkuar në të dy varrezat" tha Tahiri.Sipas ministrit do të jenë 36 mijë metra katrorë tokë që do të shpronësohet ndërsa shtoi se dosja për shpronësimet është dorëzuar në qershor të 2013-ës në kohën kur qeveria drejtohej nga përfaqësuesi e opozitës sot. “Në rast se qeveria e kaluar do të kishte vëmendje për të zgjidhur problemet me shumë gjasë kjo çështje nuk do të mbërrinte deri këtu” tha Tahiri.Bashkia: Tahiri sulm ndaj Bashkisë së Tiranës për të fshehur paaftësinë e tijI menjëherësh ka qenë reagimi i Bashkisë së Tiranës, e cila shpreh keqardhjen për justifikimin e pavërtetë dhe të paturp të ministrit Tahiri për bllokimin e shpronësimit për varrezat publike të kryeqytetit. Sipas Bashkisë, paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe bllokimin absurd, Ministri u mundua ta fshehë, duke sulmuar Bashkinë e Tiranës.“Bashkia e Tiranës shpreh keqardhjen për justifikimin e pavërtetë dhe të paturp të ministrit Tahiri, për bllokimin e shpronësimit për varrezat publike të kryeqytetit. Nga shtatori deri në dhjetor, ministri heshti ndaj kërkesave të vazhdueshme zyrtare dhe mediatike të Bashkisë. Në dhjetor, përgjigjja e Ministrisë dëshmoi paaftësinë dhe panjohurinë e tyre për procesin. Bashkia e Tiranës i sqaroi zyrtarisht edhe në takime të posaçme zyrtarët e rinj, që kërkesat e tyre ishin joligjore. Pasi e kuptuan se kërkesat e tyre ishin absurde, u tërhoqën dhe na kërkuan të proçedojmë. Sërisht korigjuam paaftësinë dhe paditurinë e tyre, duke u kujtuar procedurat ligjore që duhet të ndiqnin, të cilën e bënë vetëm sot me vendimin e qeverisë. Sot, paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe bllokimin absurd, ministri u mundua ta fshehë, duke sulmuar Bashkinë e Tiranës” thuhet në njoftimin për media.Fëmijët e policëve të vrarë policë pa konkurs, miratohet fondi për maternitetin e PreshevësGjithashtu ministri Tahiri njoftoi edhe vendimin e qeverisë që fëmijët e punonjësve të vrarë në krye të detyrës të hyjnë në akademinë e policisë pa konkurs. "Sot qeveria për ti dhënë qytetarëve më shumë siguri, inovacion dhe progres miratoi dy vendime mjaft të rëndësishme në fushën e sigurisë. Hapja e procesit të konkurimit për 10 mijë të rinj dhe të rejave në shkollën e policisë vendosi sot që fëmijët e punonjësve të vrarë në krye të detyrës, do hyjnë në akademinë e policisë pa kaluar në procedurat standarte" tha Tahiri.Ndërsa Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se qeveria ka miratuar edhe fondin për maternitetin e Luginës së Preshevës."Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për transportimin e fondit të komunës së Preshevës për nevojat e funksionimit normal të maternitetit të Preshevës. Është një zotim yni për të mbështetur shqiptarët në Luginë, është një detyrim edhe nga vendimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës që u zhvillua në fillim të janarit” tha Beqja.