Përmbysen me zetor ndërsa punonin arën, vdes 54-vjeçarja, plagoset i biri

Një grua gjeti vdekjen në një aksident, ndërsa po punonte tokën. Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Belaj te Shkodres, ku 54-vjeçarja Qamile Krasniqi bashkë me të birin e saj u përmbysën bashkë me zetorin teksa po punonin arën.Për pasojë 54-vjeçarja mori dëmtime të rënda, ndërsa i plagosur mbeti dhe djali i saj, të cilët u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal.Me gjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë, Qamile Krasniqi, ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë në aksident.