Alarmi në prag të sezonit, ERRU: Vlora e Saranda të zhytura në ujëra të zeza

9 muajt e vitit shteti, por edhe biznesi, reklamuan deri në Australi bukuritë e bregdetit shqiptar për turizëm po asnjëherë nuk janë marrë me problemin e ujërave të zeza.Kreu i Entit Rregullator të Ujit ka dhënë alarmin në këtë prag sezoni turistik se gjendja përgjatë bregdetit mbetet shumë problematike.Sipas kreut të Entit Rregullator të Ujit është shumë e rëndë që për një vend si Shqipëria me burime ujore pa fund,vuan për ujin e pijshëm.Në Shqipëri funksionojnë 58 shoqëri të Ujësjellës-Kanalizimeve, ndërkohë që nuk dihet se si furnizohen me ujë 130 njësi vendore, të cilat janë jashtë kontrollit të Entit Rregullator të Ujit.