“Rrethimi” sekuestron arsenal armësh në Kavajë, arrestohet poseduesi i tyre

Komisariati i Policisë Kavajë pas një pune të mirëorganizuar në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, kanë arritur të realizojnë operacionin policor “Rrethimi”, duke sekuestruar një arsenal armësh dhe arrestuar poseduesin e tyre.Nga ky komisariat është punuar në vazhdimësi në lidhje me evidentimin e personave të cilët mbajnë armë dhe municione luftarake pa leje në territorin e Rrethit të Kavajës dhe saktësimin e vendodhjes së personave me preçedent kriminal për këto vepra të ndryshme penale.Pwr sa mw sipër, është zhvilluar operacioni policor “Rrethimi” ku gjatë zhvillimit të këtij operacioni është marrë informacioni dhe është evidentuar një shtetas i cili do të transportonte një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni luftarak nga territori i qytetit të Rrogozhinës në drejtim të qytetit të Kavajës.Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur kapja e shtetasit Kujtim Xhevat Prroshka, 39 vjeç, banues në Rrogozhinë.Nga informacionet e marra ka rezultuar se shtetasi Kujtim Prroshka, qarkullonte automjetin me targa AA453FU i llojit Mercedes Benz në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” i cili dispononte armë zjarri të ndryshme për t’i transportuar më pas në drejtim të qytetit të Kavajës, me synim shitjen e tyre.Nga ana e punonjësve të policisë është organizuar një postobllok i menjëhershëm me shenjat përkatëse dalluese të policisë së shtetit dhe i është bërë thirrje këtij shtetasi të ndalonte me qëllim ushtrimin e kontrollit në mjetin e tij, i cili ka kryer një manovër të menjëhershme duke goditur punonjës të policisë që ndodheshin në postobllok duke u larguar nga vendi i postobllokut. Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe sëbashku me Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë bërë të mundur kapjen e tij.Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në banesën e tij dhe në automjet janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale :1. Armë automatike model 56 tip “Kallashnikov”2. Armë automatike model 56 tip “Kallashnikov”3. Armë automatike model 54, prodhim Kinez,4. Armë automatike prodhim shqiptar 9mm5. Pushkë e prodhimit Italian “Terni”6. Armë gjahu teke7. Amë gjahu teke8. Krëhëra arme automatike model 56, tip “kallashnikov” 8 (tetë) copë.9. Krëhëra arme pushkë model 56, 6 (gjashtë) copë.10. Krehëra pistolete “TT”, 4 (katër) copë.11. Fishekë luftarakë 7.62 mm, 835 cope.12. Fishekë luftarak 319 copë.13. Fishekë luftarak 9mm, 24 copë.14. Fishekë luftarak pushke 4 copë.15. Fishekë manovre 7.62mm, 7 copë.16. Pjesë të ndryshme armësh luftarake 8 copë.17. Mjeti me targa AA453FU, tip “Mercedes Benz”,18. Telefona celulare, etjMaterialet proçeduriale do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” .Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë do të vazhdojë puna për dokumentimin e plotë të kësaj çështje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të bashkëpuntorëve të tjerë të këtij shtetasi.