Rama “verifikon” arrestimin, RTV Ora News shkarkon kreun e AKU-së
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga investigimi i emisionit “Alarm” në RTV Ora News, duke shkarkuar zyrtarin e AKU-së i emëruar vetëm pak kohë më parë në këtë detyrë. Investigimi i gazetarëve të Ora News ka çuar në zbulimin e fakteve që e lidhin Aleksandër Kalemajn me aktivitet të paligjshëm pikërisht në fushën e ushqimeve për të cilën ishte emëruar si kontrollor i asaj që kishte falsifikuar.Pas denoncimeve në “Arlam” dhe edicionet e lajmeve, Kryeministri ka urdhëruar Ministrinë e Bujqësisë që të verifikojë rastin dhe është konfirmuar se Kalemaj ishte person me preçedent të rëndë në këtë fushë dhe menjëherë është urdhëruar shkarkimi i tij. Në një njoftim zyrtar Ministria bën me dije se pas verifikimeve zyrtari i AKU-së është shkarkuar."Nisur nga disa fakte të bëra publike në media, lidhur një nëpunës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, konkretisht z. Aleksandër Kalemaj, Ministria e Bujqësisë, me kërkesë të Kryeministrit, kreu verifikimet e duhura për këtë person. Pas këtyre verifikimeve, sot nëpunësi Aleksandër Kalemaj është larguar nga detyra dhe nuk kryen më funksionet e Përgjegjësit të Sektorit të Ushqimit, në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit".2 vite më parë polica e Vlorës arrestoi Kalemaj, ndërsa në serinë e fundit të emisionit "Alarm" ishte personazh kryesor i investigimit, pasi edhe pse i akuzuar për një vepër të rëndë penale dhe jo vetëm, drejtonte një strukturë të rëndësishme në AKU.Zbulimi i emisionit Alarm“Policia e Vlorës gjatë operacionit të koduar “Porosia”, ka bërë të mundur arrestimin e Gramoz Bilbil Kalemaj, 56 vjeç, Aleksandër Bilbil Kalemaj, 58 vjeç dhe 25 vjeçarit Detjon Namik Dapaj, të tre banues në Vlorë.Arrestimi erdhi pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur një magazinë e cila ndodhej në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, brenda së cilës në mënyrë artizanale prodhonin sasi të konsiderueshme dhe të ndryshme pijesh alkolike, si konjak, uzo, raki verë etj., të cilën e ambalazhonin në shishe, i vendosnin etiketa me mbishkrimin e subjektit “KALEMI” dhe më pas e tregtonin në qytet. Këtë veprimtari ekonomike këta shtetas dyshohet se e kryenin në mënyrë të paligjshme pasi nuk ishin pajisur me dokumentacion përkatës, si dhe nuk paguanin detyrimet financiare. Sipas të dhënave të policisë Gramoz Kalemaj ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi i kundërligjshëm i mallrave ushqimore dhe industrialë”.Ky është njoftimi i policisë së shtetit i datës 31 tetor 2012, për arrestimin e Aleksandër Kalemaj që në serinë e fundit të emisionit “Alarm” ishte personazh kryesor i investigimit, pasi edhe pse i akuzuar për një vepër të rëndë penale dhe jo vetëm, drejton sot institucionin që i shmnagej në mënyrë të jashtëligjshme. Njeriut që prodhonte produkte ushqimore të falsifikuara në një bodrum pa asnjë kriter, tashmë qeveria i ka besuar AKU-n. Një skandal ky që i ka shkuar si uji në mulli edhe Partisë Demokratike që ka bërë denoncimin e radhës.“Kryeministri ia ka besuar sigurinë ushqimore të shqiptarëve, Aleksandër Kalemajt, i arrestuar më parë për prodhim dhe shitje të ushqimeve të rrezikshme për shëndetin.Personi i akuzuar se një magazinë në Vlorë e kishte kthyer në fabrikë ku prodhonte pije dhe mallra të tjera të rrezikshme për jetën e qytetarëve dhe konsumatorëve, është sot personi që Edi Rama i ka besuar drejtimin e AKU-së, kësaj agjencie që garanton cilësinë dhe standardet ushqimore në vend.Me këtë emërim, Edi Rama ka treguar se nuk ka më turp nga asgjë, dhe se arrin deri këtu, sa një prodhues të paligjshëm të pijeve e të ushqimeve, të arrestuar dhe të akuzuar në tetorin e vitit 2012, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe prokurorisë, ta bëjë përgjegjës për sigurinë tonë ushqimore. Edi Rama e gjeti këtë person të zhytur në paligjshmëri, si më të përshtatshim për ta bërë përgjegjës të sigurisë ushqimore në vend. Kjo është rilindje” tha deputetja demokrate Voltana Ademi në një deklaratë për mediat.