"Xhihadisti" i vrarë apo i zhdukur në Siri? Tezja e Denis Hamzës: S’dimë asgjë për fatin e tij

Fati i Denis Hamzës mbetet mister për familjarët e tij. Tezja e tij tregon për “Ora News”se pas kthimit nga Italia, ku kreu studimet, Denisi u shoqërua me Almir Dacin e besimtarë të tjerë të xhamisë së Leshnicës dhe gjithçka ndryshoi. Derisa mori vendimin që me gruan dhe fëmijën të ikte në Siri.Tezja e Denis Hamzës tregon se është lidhur me telefon me bashkëshorten e nipit të saj, por nuk ka marrë asnjë shpjegim.Lajmi për vdekjen e Denis Hamzës konfirmohej edhe në bisedën e imamit Almir Dacit me kushëririn e Ervis Alinjit, një tjetër i ri që dyshohet se ka humbur jetën në Siri.