Takohen Thaçi e Haradinaj, s`ka marrëveshje

I dhuruan njëri tjetrit nga një libër, i shtrënguan duart disa herë dhe thanë se ky është takimi i tyre i parë zyrtar por nuk pranuan se kishin arritur ndonjë marrëveshje.Në takimin mes kreut  të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe atij të PDK-së, Hashim Thaçi u tha se diskutuan për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, reformën zgjedhore si dhe proceset integruese të Kosovës.Të pyetur për koalicionin e mundshëm, madje edhe për postin e kryeministrit ata iu shmangen përgjigjes, duke thënë se nuk kanë biseduar për këtë temë gjatë këtij takimi. Por një gjë u bë e qartë, se do të punojnë bashkë në të ardhmen.“Vullneti ynë për bashkëpunim është i dy anshëm, që për synim primar ka forcimin e shtetit tonë, do të jemi edhe më të konsoliduar edhe më të plotë në përgjegjësitë e përbashkëta që do ti kemi me rikthimin e Haradinajt. AAK-ja ka marrë rolin e përgjegjshëm shtetërore,që para së gjitha ka interesat të cilat ndërlidhen drejtpërdrejt me perspektivën euroatlantike më Republikën e Kosovë”, ka thënë ai.Ndërsa  ish kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj ka thënë se është i gatshëm të marr përgjegjësi.“Është një vullnet i mirë për të punuar dhe për të gjetur mënyra për të punuar në të mirën e vendit, është një proces para nesh për të gjetur mënyrat dhe modalitetet, jemi herët të flasim për modalitetet, por ajo që e kam thënë edhe në prezantime të tjera është se gjendja në Kosovë ka një ndjeshmëri të lartë, kemi tema të ndjeshme para vetes, do të shkojmë me kujdes për të lehtësuar gjendjen dhe mundësisht me sjellë kualitet të mirë por jo për të krijuar vështirësi në jetën tonë.......a është kapërcim apo si do të jetë do ta shohim gjatë procesitr”, ka thënë ai.