Durrës, policia zbardh një vjedhje të ndodhur në 2011-ën, 1 i arrestuar
Policia e Durrësit ka bërë të mundur zbardhjen e një ngjarje të ndodhur në janar të vitit 2011 ndërsa ka arrestuar edhe një person.Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur më datë 3 janar 2011, arriti në identifikimin e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes dhe kreu ndalimin e njërit prej tyre dhe konkretisht të 22-vjeçarit Albert Mikeli, lindur e banues ne Kurbnesh Mirdite.Ndalimi i tij u bë për arsye se në baze të të dhënave hetimore të grumbulluara, ai u identifikua si autor i dyshuar i vjedhjes me armë të mbetur në tentativë të automjetit tip Benz Taksi me targa DR 178 A 55-vjecarit P.F., banor i Durresit; vepër të cilën dyshohet se e ka kryer në bashkëpunim edhe një person tjetër, të identifikuar e shpallur në kërkim nga policia.Dy autorët e ngjarjes, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë detyruar drejtuesin e autoveturës të udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Fushë Krujës, dhe aty pasi janë konfrontuar fizikisht me të, janë larguar pa mundur të marrin automjetin e synuar.Lidhur më këtë ngjarje, me grumbullimin e fakteve të reja u krye rifillimi i hetimeve te pezulluara, i cili çoi në identifikimin e autorëve të saj.