Bllokimi i qarkut të Fierit, Arvizu:Është për të ardhur keq
Ambasadori i SHBA Aleksandër Arvizu e konsideroi fatkeqësi faktin që Fieri të bëhet shkak për bllokimin e reformave të integrimit. Por ai theksoi se ky bllokim dëmton edhe shërbimin e institucioneve ndaj qytetarëve. Deklaratat diplomati amerikan i bëri nga Fieri ku u takua me përfaqësues të bashkisë dhe të prefekturës.“Kemi vendosur të jemi sot këtu në Fier. Qartazi pyetja e madhe është gjithçka që ka tërhequr vëmendje lidhur me ngërçin politik për paaftësinë e këshillit të qarkut për të funksionuar si duhet. Kjo është për tu ardhur keq se të përzgjedhurit nga qytetarët nuk kanë mundësi për të kryer funksionet e tyre dhe kjo do të ndikojë në mënyrën se si do të qaseni drejt zgjedhjeve në zgjedhjet e përgjithshme. Ndihej që kemi marrë një informacion më të mirë dhe do të zhvillojmë më shumë diskutime në Tiranë” tha Arvizu.Ambasadori Arvizu gjithashtu i është referuar edhe progres raportit që pritet të publikohet nesër për Shqipërinë duke theksuar se Brukseli kërkon vullnet politik për të ndërmarrë vendime të rëndësishme.“Ne gjendemi një ditë para se të dalë raport progresi lidhur me statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ambasadori Sequi mund të trajtojë në mënyrë më specifike por ka një çështje bazë që do të doja ta theksoja. I kam lexuar të gjitha deklaratat që kanë ardhur nga Brukseli dhe diçka që kam vënë re është se ata flasiin për një masë kritike pune përsa i përket rekomandimev specifike që janë bërë”.“Unë mendoj se kjo i referohet individëve të veçantë dhe çështjeve specifike në legjislacion, siç është refoma parlamentare, heqja e imunitetit dhe ligji për Gjykatën e Lartë dhe të gjitha këto janë të rëndësishme. Ajo që nënkuptohet me një masë kritike nënkupton vullnetin politik për të ndërmarrë vendime në mënyrë që gjykata të operojë në mënyrë të pavarur larg ndikimevr politike në mënyrë që vendimet që do të merren të jenë të hapura, objektive dhe të pasqyrojnë interesat e qytetarëve” tha Arvizu.