MF: Ish të përndjekurit e kanë marrë dëmshpërblimin

Ministria e financave ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e ish-të përndjekurve politik për dëmshpërblimin e viteve të burgut.Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së financave Dorian Teliti ka theksuar se të gjithë ish-të përndjekurit të cilët ndodhen në grevë urie e kanë marrë këstin e parë të dëmshpërblimit."Ish të përndjekurit që janë në grevë kanë marrë paratë nga janari 2009 deri më 30 shtator 2012. Janë dhënë 5.6 miliardë lekë të reja për dëmshpërblimet" theksoi TelitiSipas tij kësti i dytë po vijon të shpërndahet dhe qeveria ka marrë çdo masë për lëvrimin e fondeve për dëmshpërblimin e të gjithë ish-të përndjekurve politikë.  “Vlera e dëmshpërblimit nga qeveria është më e larta ndër vendet ish-komuniste” tha Teliti.Ai ka shtuar se ish- i përndjekuri Gjergj Ndreca që ndodhet i shtruar në spital ka marrë një këst prej 3 mijë dollarësh si dëmshpërblim ndërsa zjarrëvënësi i tij ka marrë 585 mijë lekë dëmshpërblim si dhe letra me vlerë.