Tiranë, zjarr në një banesë në zonën e Freskut
Shpërthimi i një bombule gazi ka shkrumbuar banesën e familjes Allkoci në katin e 6 në zonën e Freskut në Tiranë dhe për pak i ka kushtuar jetën vajzës 12 vjecare, e cila ndodhej e vetme në shtëpi.Sipas kryefamiljarit të kesaj, Skender Allkoçi, shpërthimi ka ndodhur si pasojë e rrjedhës së bombulës së gazit, por fatmirësisht kanë qenë forcat e shumta të zjarrëfikeseve, të cilët kanë mberritur menjehere në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa vajza është larguar menjëherë pasi ka identifikuar flakët e para.Kjo ngjarje ka alarmuar edhe banorët aty pranë, të cilët kanë ndjerë shpërthimin e bombulës, e cila ka cuar në përhapjen e flakëve dhe shpërthimin e xhamave të apartamentit. Shpërthimi i bombulave të gazit shpeshherë është bërë shkaktar i ngjarjevë të tilla, të cilat përfundojnë me dëme të rënda materiale dhe në jo pak raste dhe me humbje jetësh njerëzore.