Sërish drogë në kufi, sekuestrohen 244 kg marijuanë, në pranga shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Tetor 2012, 15:57
Një tjetër sasi lënde narkotike është sekuestruar ditën e sotme në kufirin shqiptaro-grek.Sipas informacioneve, policia greke ka sekuestruar 244 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe një të ri shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.Mësohet se droga është gjetur e fshehur në një zonë me shkurre në Asproklis të Igumenicës ndërsa 21-vjeçari shqiptar u arrestua, teksa po shkonte për të marrë drogën.Sipas policisë greke lënda narkotike ishte e ndarë në 205 pako, sasi kjo e fshehur në 8 çanta. Po sipas bluve të Greqisë lënda narkotike kishte ardhur nga Lazarati përmes Konispolit dhe kishte si destinacion Athinën.Kjo është sasia e dytë e drogës që kapet gjatë ditës së sotme, pasi më herët u kapën 159 kg marijuanë.