Ndeshja Bylis-Laç, Presidenti i Bylisit godet shefin e garave në FSHF, Besnik Çela

Zyrtari i FSHF-së Besnik Çela, është goditur nga Presidenti i Bylisit, gjatë ndeshjes Bylis-Laçi që mes tensioneve përfundoi pa gola, në Ballsh.Incidenti u shënua pas përfundimit të ndeshjes, ku Besnik Çela u godit me sende të forta nga Presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj.Shef i garave në FSHF, Besnik Çela, është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka pësuar dëmtime në kokë.Tensionet u shtuan gjatë fundit të ndeshjes kur u akordua penallti për Laçin por që nuk u shndërrua në golPas përfundimit të takimit, Presidenti i Bylisit ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe ka goditur zyrtarin e FSHF-së.