Balla sërish akuza Imamit: Po tjetërson pronat e shtetit
Partia Socialiste ka vijuar edhe sot me akuzat ndaj ministrit të mbrojtjes Arben Imami për tjetërsim të pronave të ushtrisë.Deputeti i PS-së Taulant Balla ka theksuar se përmes një procesi jo transparent janë hequr nga administrimi i ministrisë së mbrojtjes dhe janë shitur me vlera qesharake objekte dhe troje të batalioneve, reparteve, poligoneve dhe shtëpive të ish ushtarakëve."Duke anashkaluar Kuvendin e Shqipërisë, Imami ka kryer dhe po kryen një proces zhvatje të pronave në administrim nga ministria e mbrojtjes. Janë plotë 17 milionë objekte dhe troje që Imami po i tjetërson në drejtim të disa privatëve të lidhur me pushtetin dhe 1 mijë prona në të gjithë Shqipërinë që po tjetërsohen” tha Balla.Balla gjithashtu i është referuar edhe privatizimit të kompleksit “Partizani” duke kërkuar shpjegime nga ministri i mbrojtjes Imami për shitjen e këtij kompleksi me çmim qesharak.