Berisha: Mbështetje biznesit dhe ulje të taksave

Kryeministri Berisha u ka premtuar sot investitorëve se qeveria do të bëjë gjithçka për t`i mbështetur ata në projektet e tyre për zhvillimin e vendit.Ndërsa ka marrë pjesë në përurimin e projektit "Tirana Logistic Park", kryeministri Berisha ka ironizuar edhe taksën progresiste të opozitës"Garantoj investitorët se qeveveria e konsideron jetike mbështetjen ndaj biznesit i cili është mburojë ndaj vendit në këtë periudhë krize që do të jetë afatgjatë. Ata që premtojnë rritjen e taksave ti lënë në traktatin e Marksit sepse ne do ti ulim ato. Ne kemi besuar se paratë në konton e agjendëve privatë janë më të vlefshme se në arkën publike” tha Berisha.Kryeministri Berisha e ka cilësuar parkun si një mega-gjenerator për të rritur punësim dhe si një hap për zhvillimin e vendit."Në këtë sipërfaqe prej 200 mijë metra katror gjatë këtij viti do të punësohen rreth 500 punonjës të profesioneve të ndryshme dhe vitin tjetër do të punësohen 1100 punonjës të mirëmbajtjes dhe të menaxhimit të parkut logjistik. Por kapacitetet e punësit janë 20 herë më të mëdha çka do të thotë se parku do të mund të punësojë deri në 20 mijë punonjës” ka theksuar më tej Berisha.Ai ka theksuar më tej se punësimi është rruga e zhvillimit të sigurtë, rruga e progresit të familjeve shqiptare dhe vendit në tërësi.