Juventus hakmerret me Fiorentinën

Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Fiorentinës, duke vazhduar e sigurt rrugëtimin drejt titullit të kampion në Serie A, të tretit radhazi. Bardhezinjtë gjatë këtij sezoni janë të pandalshëm në shtëpinë e tyre teksa kanë marr edhe fitoren e 14-të në 14 ndeshje gjatë këtij sezoni, duke barazuar rekordin e Torinos në vitet 1975-1976.Antonio Konte arriti të marr hak ndaj vjollcëve që i kanë shkaktuar humbjen e vetëme në në këtë sezon në seria A. Ai që vendosi sfidën ishte ganezi Asamoah me një gol në minutat e fundit të pjesës së parë. Zonja e vjetër e nis pa Pirlon dhe në vendin e tij aktivizohet Markizio, ndërsa sulmi përbëhej si gjithmonë nga dyshja Llorente-Tevez.Ndërkohë që vjollcët e nisin me tredhëmbëshin Vargas- Cuadrado- Gomez të cilët arrijnë të bëjnë shumë pak përballë mbrojtjes bardhezi. Nndeshja do të niste mjaft e qetë për të dyja skuadrat. Sinjalin e parë do ta jepte Lishtejner që godet keq me të majtën në hyrje të zonës. Disa minuta më pas Asamoah do të provonte në dy raste të shënjestronte portën e Netos, i cili arriti ta neutralizojë. Në të 42-ën Asamoah bëri gjithçka mirë në të majtë të sulmit, dhe me një goditje të bukur  me të djathtën mposhti portierin e vjollcëve. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat ndërsa në të dytën Fiorentina do të këmbëngulte më shumë kjo edhe fal Juventusit që lëshoi më shumë terren.Në të 68-ën Vargas provoi nga distanca por goditja e tij përfundoi jashtë. I futur në vendin e Gomez, i riu Matos do të kishte rastet më të pastra dhe do të ishte shumë më problematik në mbrojtjen e bardhezinjve ndoshta i ndihmuar edhe nga fati ose shpërqëndrimi i tyre. Në minutën e 80-të goditja e tij u ndal vetëm në shtyllë. Skuadra e Antonio Contes është shkëputur 14 pikë ndaj ndjekësit kryesor, Roma.Në anën tjetër, ekipi i Vincenzo Montellas mbetet në vendin e katërt me 45 pikë, duke e bërë një hap prapa futjes në tre vendet më të mira, që çojnë në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.