10 vjet në treg, “Panorama” feston ditëlindjen mes miqsh
10 vjet më parë u publikua kopja e parë e gazetës “Panorama”, një prej mediave të shkruara më të lexuara në vend. Për të festuar këtë ditëlindje të veçantë, 600 të ftuar, gazetarë, analistë dhe disa nga emrat më të njohur të politikës dhe të jetës publike në Shqipëri u mboldhën në një ceremoni të organizuar nga Hysenbelliu Group,urime për ditëlindjen e 10 të “Panoramës” përcollën Presidenti i Republikes, Bujar Nishani, ish-presidentët Topi, Moisiu e Medjani , kreu i LSI-së, Ilir Meta, kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kreu i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu dhe deputetë të opozitës dhe mazhorancës, si dhe përfaqësues të mediave vizive e të shkruara në vendin tonë.Ndërsa, Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama kanë uruar ditëlindjen me anë të videomesazheve, pasi për shkak të impenjimeve të paracaktuara nuk kanë patur mundësi të marrin pjesë në festën e mbrëmjes së kësaj të hënë.Zv. presidentja e Hysenbelliu Gropup përvec falenderimit për të gjithë ata që e renditën “Panoramën” në gazetat më të lexuara, e rikonfirmoi edhe një herë misionin e kësaj të përditshmeje për të përcjellë vetëm të vertetën.Liria editorial, për drejtorin e “Panoramës” Andi Tela, ka qenë suksesi i kësaj gazete. E si në cdo ditelindje, kulmi i ceremonisë ishte ndarja e tortës.