Premier League, Chelsea nuk ndalet
Chelsea vazhdon marshimin e fitoreve në Premier League, teksa këtë fundjavë ka arritur një fitore të pastër 4-0 ndaj Totenhemit.Skuadra e Jose Mourinhos e shfrytëzoi rastin duke mposhtur rivalin e qytetit, ndërsa skuadrat ndjekëse nuk kanë zhvilluar sfidat e tyre me Manchester Cityn dhe Arsenalin që luajtën sfidat e tyre në FA Cup, ndërsa Liverpool nuk ka ndeshje deri në përballjen me Manchester Unitedin në fundjavën e ardhshme.Pjesa e parë nuk solli gola. Por, pas pushimit, Samuel Eto’o e kaloi Chelsean në avantazh në minutën e 56’të. Ndërsa, vetëm tre minuta më vonë, Younes Kaboul ndërhyri si futbollist i fundit ndaj Eto’os duke shkaktuar penallti, dhe u ndëshkua me karton të kuq.Nga pika e bardhë shënoi Eden Hazard. Deri në fund, Demba Ba shënoi dy gola të shpejtë që vulosën fitoren e Chelseas dhe shkëputjen në shtatë pikë avantazh në krye të Premierligës. Blutë e Londrës kryesojnë me 66 pikë, të ndjekur nga Liverpool me 59, por një ndeshje më pak, njësoj si Arsenali. Ndërsa, Manchester City ka 57, por tre ndeshje më pak se Chelsea.Tabela e plotë e ndeshjeve të kësaj jave:West Bromuiç 0 - 3 Manchester UnitedKardif Siti 3 - 1 FulhamKristal Palas 0 - 1 SouthamptonNoruiç 1 - 1 Stoke SitiChelsea 4 - 0 Tottenham Hotspur