Neymar më i mirë se Ronaldo dhe Messi

Teksa të gjithë janë të fokusuar te Ronaldo dhe Messi është një tjetër lojtarë I cili për momentin është më I mirë se ato të dy. Nëse marrim parasysh statistikat me kombëtaret në kampionatin spanjoll gjendet një yll më I mirë se dy më të përfolurit. Bëhet fjalë për Neymar. Me tre golat e realizuar në Johannesburg, në miqësoren që Brazili fitoi 5-0 ndaj përfaqësueses së Afrikës së Jugut Neymar tashmë ngjitet në kuotën 30 të golave të shënuar me kombëtaren braziliane dhe të gjitha këto në vetëm 47 ndeshje gjithsej. Neymar ëshët vetëm 22 vjec dhe në moshën e e tij asnjë si ai nuk ka shënuar kaq shumë. Më parë në kuotën 30 të golave me Kombëtaren e Argjentinës pleshti e arriti 74 ndeshjeve dhe për më tepër në moshën 25 vjeç, ndërsa CR7 është akoma më keq.Cristiano Ronaldo e arriti një kuot të tillë në moshën 26-vjeçare dhe pas 86 ndeshjeve. Neymar në fakt e ka të vështirë të rivalizoj Messin dhe Ronaldon sa i përket imazhit pasi ato të dy konsiderohen si ndër më të mirët e historisë. Ronaldo të mërkurën Cristiano kaloi edhe Pauleta-n duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave me përfaqësuesen luzitane.Messi nga ana tjetër po kalon një moment të vështirë dhe këtë gjë e tregoi edhe sfida e fundit me Danimarkën. Ai ka mbi supe peshën e madhe që ta shpall kampione Bote njëlloj sic ka bërë më parë edhe Maradona Por finalja e 13korrikut për këto dy yje duket shumë më larg se për Neymar.