Casillas thur elozhe për Diego Lopez

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka lavdëruar paraqitjet e Diego Lopezit dhe është shprehur se ish portieri i Seviljas ka dhënë një ndihmë të madhe shumë në pozicionin aktual gjatë këtij sezoni në La Liga. Pas barazimit 2:2 ndaj rivalëve të Atletico Madrid, ekipi i Carlo Ancelottit gjendet në krye të kampionatit spanjoll me një pikë më shumë se Barcelona, ndërsa Casillas thekson 32 vjeçari ka një meritë të vecant për suksesin e galaktikëve."Diego Lopez ka dhënë kontribut të madh në faktin se ne jemi në krye. Ai po mbron mjaft mire portën. Kur unë jam në portë mundohem të jap maksimumin" ka thënë Casillas për të përditshmen spanjolle AS.Trajneri Ancelotti e preferon Lopezin në La Liga, ndërsa Casillasin e prefron në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve."Unë jam në rregull. Gjithmonë duhet ta analizosh se sa kanë kontribuuar lojtarët. Të gjithë duan më shumë dhe kjo është gjë e mire. Nëse trajneri vendos që unë të jem pjesë e ekipit në këto dy kompeticione, do të jem i lumtur me këtë gjë. Kjo ka ndodhur në muajt e kaluar dhe ne nuk mund të luajmë gjatë gjithë kohës", përfundoi veterani i portës madrilene, i cili përfundonte në bankinë në La Liga edhe në kohën kur trajner i 'Los Blancos' ishte Jose Mourinho.Pyetjes së gazetarëve se nëse dëshiron të fitojë Kupën e Botës me Spanjën apo trofeun e 10 të Uefa Champions League me Realin, Casillas iu përgjigj." Duhen edhe 4 muaj që të fillojë Botërori dhe për momentin unë jam I përqendruar vetëm me Realin. Nëse luajmë mirë dhe arrijmë të fitojmë trofeun e 10, shumë lojtarë të ekipit mund të marrin pjesë në Botëror. Në këto momente duhet të mendojmë vetëm për klubin".