Raul i jep lamtumirën futbollit

Raul Gonzalez Blanco është i gatshëm t'i varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist, në përfundim të këtij sezoni. Legjenda e Real Madridit nuk do të vazhdojë kontratën e tij me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sadd, duke i dhënë fund karrierës së lavdishme, shkruan e përditshmja spanjolle El Confidencial. Por, Raul pritet të vazhdojë të jetë i përfshirë në futboll, pasi do të bëjë hapat e parë të karrierës si trajner.Ish ylli i Kombëtares spanjolle sipas gjitha gjasave do të rikthehet në Real Madrid për të punuar në stafin teknik të klubit ku e shkroi historinë dhe arriti suksesin më të madh në karrierën e tij. Dhe, pikërisht nga "shtëpia" e tij, do të nisë aventurën e re, drejt shndërrimit në trajner.Te Reali kaloi 16 vjet të karrierës, përpara se të shkonte në Gjermani te Schalke në vitin 2010. Madje ish trajneri i përgjithshëm i Los Blancos, Jorge Valdano parashikon një të ardhme të madhe për Raul, për të cilin shprehet se mund të bëhet Guardiola i Realit. Dy vjet në Bundesligë me fanellën e Schalkes për Valdanon do të thonë shumë. Sipas tij, Raul mund t'i sjellë lojës së Los Blancos mentalitetin gjerman, për të krijuar një binom të frikshëm, duke e ndërthurur këtë mentalitet me stilin e lojës spanjolle. Një afrim që mund të hap një epokë të re te galaktikët.