Barcelona blenë Ter Stegen

Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Mynshegladbah për transferimin e portierit Marc-Andre ter Stegen për 9-12 milionë euro si dhe dy ndeshje miqësore, ka njoftuar Goal.com. Gjigandi katalans është në merkato në kërkim të një portieri të ri pas largimit të paralajmëruar të Victor Valdesit në fund të këtij sezoni.Duket se tashmë kanë gjetur gardianin e ri, Ter Stegen. Futbollisti gjerman do të nënshkruajë me Barcelonën deri në verën e vitit 2019. Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka udhëtuar disa herë në Gjermani në muajt e fundit për ta ndjekur Ter Stegenin në ndeshjet e tij për Mynshefgladgab dhe 21-vjeçari e ka bindur ish portierin se është i duhuri për kampionin e La Ligës.Barcelona do të zyrtarizojë transferimin e Ter Stegen pasi Valdes të njoftoj për destinacionin e tij të radhës, ose pas përfundimit të La Ligës në mënyrë matematike. Kohët e fundit portieri Gjerman është shprehur se do të rinovoj një kontratë të re me klubin gjerman por duket se Barcelona nuk ka lejuar që marrëveshja të mbyllet. Ter Stegen është produkt i akademisë së Borusia Mynsheglabah ku ka zhvilluar 100 ndeshje, ndërsa në Bundesligë luan që nga sezoni 2010-2011.