Murinjo: Messi dhe Ronaldo më të mirët në botë

Gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për portalin e Yahoo, e cila e ka nominuar ambasador global të futbollit në vitin 2014, Jose Mourinho ka folur edhe për Lionel Messin, të cilin e kishte rival kur drejtonte Real Madridin, në tre sezonet që i kaloi në Santiago Bernabeu."Është i madh, më i madhi. Nuk mendoj se duhet të fitojë me Argjentinën, për të qenë i madh", deklaroi trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Chelsean, ku u kthye pas eksperiencës së lavdishme që kishte në Londër disa vite më parë.Më pas Portugezi u ndal edhe te Ronaldo."I madh është edhe Cristiano Ronaldo. As ai nuk ka nevojë ta fitojë Botërorin, për të qenë më i miri në botë. Maradona, Zidane, Ronaldo e Rivaldo, e kanë fituar dhe shpresoj që këtë ta bëjë edhe CR7", përfundoi 'Special One'.Deri tani, as Messi e as Ronaldo, dy futbollistët më të mirë në botë të momentit, nuk e kanë shijuar ende triumfin në Botëror. Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në të ardhmen ta drejtoj përfaqësuesen e Portugalisë.Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho beson se futbollisti i ri i Real Madridit, Raphael Varane është pa dyshim mbrojtësi më i mirë në botë. 'Special One' ka vetëm kujtime të mira nga ish futbollisti i tij."Mendoj se Varane është mbrojtësi qendror më i mirë në botë. Ai është ende i ri, por mendoj se është më i miri. Që tani, ai është numëri një", tha trajneri portugez. Varane ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje në La Liga këtë sezon, për shkak të një dëmtimi në gju, i cili e la jashtë fushës së blertë në pjesën më të madhe të sezonit