Iniesta: Dua të fitoj sërish botërorin

Andres Iniesta ka qenë protagonist i Botërorit 2010, duke shënuar golin vendimtar të Spanjës, në fitoren 1:0 ndaj Holandës, në finalen e madhe. Por mesfushori spanjoll nuk është ngopur me këtë trofe dhe synon që ta përsërisë këtë sukses edhe në Kampionatin Botëror 2014, që do të mbahet në Brazil, pas disa muajsh."Na kanë mbetur kujtime të bukura nga Botërori. Kemi besim se mund të bëjmë diçka të rëndësishme", deklaroi futbollisti i Barcelonës."Të fitonim Botërorin ishte e jashtëzakonshme dhe ta shënoja golin në finale të Botërorit ishte një ndjenjë unike", përfundoi ai.Në ndryshim nga evenimentet e fundit, ku Spanja fitoi një Botëror dhe dy Evropiane, këtë herë 'Stuhia e Kuqe' nuk shihet si favorit absolut, edhe pse skuadra e Vicente Del Bosques është ndër ekipet më të fuqishme.I pytur nga mediat italiane në lidhje me mendimet për kombëtaren italiane, Iniesta nuk ngurroi të lëshonte fjalë të mira teksa u shpreh se Prandeli ka ndërtuar një skuadër që luajnë futboll të bukur dhe që padyshim mund të bëjë edhe surprizën në Botëror. Sa I përket përbërjes së të kaltërve ai u shpreh se te Italia ka futbollist klasi si Pirlo i cili mund të zhvilloj një kampionat botëror të shkëlqyer.