"Shkretëtira" e nobelistit Le Clezio, libri më i kërkuar për këtë javë

Nobelisti i letërsisë botërore Jean-Marie Gustave Le Clezio me romanin e tij "Shkretëtira "qëndron në top listën e librave më të kërkuar për këtë javë nga lexuesit. Në veprën tashmë të pasur "Shkretëtira", shkrimtari njeh një evoluim të thelle të stilit të tij, e pikërisht ky stil ka bërë që sipas të dhënave nga libraritë e kryeqytetit të bëhet më i kërkuari. Shkretëtira simbolizon mirënjohjen e botës letrare dhe të publikut. Shkretëtira është njëkohësisht poezi dhe tragjedi, një roman i mrekullueshëm dhe një triller, një eksplorim i të dyja anëve të botës.Ndërsa në atë çfarë na ofron vitrina e librit për këtë javë me botimet më të fundit përmendim shkrimtarin,e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë Gi de Mopasan ,që ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir por me termat klinikë të frikës me librin "Harola dhe Tregime të tjera"Xhek London, njëri nga shkrimtarët amerikanë më të shquar I njohur për dramacitetin , romantiken dhe betejën e njeriut për mbijetesë përkthehet në shqip me Romanin "Majkelli, vëllai I Xherrit"Figura e udhëheqësit të shquar Italian Antonio Gramshi i cili kurrë nuk e mohoi origjinën e tij shqiptare këtë javë e sjell autori Jovan Jano.George Orëell vjen me ribotimin e "1984", thksojmë që Orëell luftoi kundër çdo formë shtypjeje.Një botim interesant në këtë 100-vjetor të pavarësisë është "Qëndrestarët e Flamurit", libër studimor-letrar për epikën e flamurit dhe figurat e ndritura kombëtare nga autori Mevlud Buçi