Bashkia i vendos “kyçin” Sharrës e Tufinës: Nuk ka më vend për varre
Përveç dhimbjes për ndarjen nga jeta në një familjari apo të afërmi, duhet të shqetësohemi seriozisht se ku do të prehet trupi. Bashkia e Tiranës këtë të mërkurë zyrarisht i quan të mbyllura varrezat e Sharrës dhe të Tufinës për shkak se nuk ka më vend.E nëse në Sharrë prej vitesh është dhënë alami për ezaurim të të gjithë hapësirave, edhe në varrezat e Tufinës ndodhi e njëjta gjë. Mbyllja e varrezave është vertet shqetësuese, ku sipas të dhënave zyrtare në muaj 250 persona ndërrojnë jetë dhe duhet të varrosen në këto varreza.Çfarë do ndodhë nga sot e tutje? Është pyetja me e madhe që mund të bëjë çdo qytetar.Bashkia e Tiranës thotë se prej muajsh shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare, e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës.Më tej Bashkia thotë se mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.Këtë komunikim zyrtar Bashkia e mbyll, duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj.Tashmë i takon qeverisë të ketë një zgjidhje emergjente për këtë problem që nuk lë vend më për 'kohë' apo diskutim. 2 janë alternativat e mundshme, një hapësirë tjetër që mund të përdoret për varreza, ose bërja e varrezave murale, ku në këtë alternativë të fundit nuk kanë munguar debatet, sidomos të komuniteteve fetare.)Ministria e Brendshme: Vonesat në proçes, pasojë e qeverisë së shkuar dhe BashkisëI menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë Brendshme, e cila të gjitha vonesat në këtë proçes ia atribuon qeverisjes së kaluar. Po kështu Ministria thekson se edhe zvarritja nga ana e Bashkisë së Tiranës për shpronësimin e tokës për varrezat publike nuk ka munguar.Deklarata e plote:Ministria e Punëve të Brendshme, nisur nga ndjeshmëria që shkakton mungesa e vendeve në dy varrezat publike të Tiranës, sqaron opinionin publik se ka ndjekur me përgjegjësi të plote dhe vijon te jete e angazhuar per zgjidhjes e shpejtë të problemit.Duhet të bëjmë me dije opinionin publik, se çdo vonesë në këtë proces, është pjesë e trashëgimishë së qeverisë së shkuar, e cila ishte më e shqetësuar të kthente SHQUP-in në seli Partie sesa të merrej me shpronësimin e tokës për varrezat publike.Sqarojmë se dosja për shpronësimin e tokës së varrezave publike është dorëzuar nga Bashkia e Tiranës në Ministrinë e Punëve të Brendshme në muajin Qershor 2013, kohë kur Ministria drejtohej nga opozita aktuale. Administrata e kaluar në Ministrinë e Brendshme, nuk e mori asnjëherë në shqyrtim dosjen.Me ardhjen e Qeverisë së re, duke njohur rëndësinë e çështjes, kërkesa e Bashkisë së Tiranës nisi shqyrtimin me precedencë. Komisioni i Shpronësimeve, ngritur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi mori në shqyrtim dosjen e dorëzuar, ia ktheu Bashkisë së Tiranës për plotësim, pasi u konstatua mangësi e theksuar dokumentacioni dhe procedurash ligjore si për shembull:• vendimi i Këshillit Bashkiak ishte i pafirmosur dhe pa numër vendimi;• mungonte konfirmimi nga institucioni i Prefektit;• dokumentacioni ishte i pafirmosur nga ane kryetarit të Bashkisë, etj.Gjithashtu sqarojmë se në dosjen e hartuar nga Bashkia e Tiranës nuk kishte asnjë dokument që provonte se ishin kryer negociata apo marrëveshje paraprake me pronarët që do të shpronësoheshin. Megjithëse dosjet i janë dërguar Bashkisë së Tiranës për plotësim që në datë 30 dhjetor 2013, ato janë plotësuar dhe rikthyer pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm në datë 30 janar 2014, pra pas 1 muaji.Në datë 14 shkurt është lidhur marrëveshja me Bashkinë e Tiranës për nisjen e procedurave të shpronësimit dhe në datë 27 shkurt, sipas parashikimit të afateve ligjore, nisi publikimi në media i njoftimit për palët e interesuara, që janë pronarët e ligjshëm të tokës.Aktualisht jemi në fazën e pritjes së ankimimeve të pronarëve të truallit që do të shpronësohet.Ndërkohë Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar projekt-vendimin për shpronësimin e pronarëve të truallit dhe brenda një kohë të shkurtër do të paraqitet për miratim në Qeveri. Draftit do t’i bashkëngjiten edhe ankimimet e pronarëve të tokës, të depozituara pranë Ministrisë.Ministria e Punëve të Brendshme është e vendosur të zbatojë me përpikmëri detyrimet ligjore ndaj institucioneve vendore, gjithmonë në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve.Gjtihashtu, jemi te bindur se në qoftë se edhe Bashkia Tiranë do punonte me ritmin që punon kjo qeveri për qytetarët, ky problem sot nuk do ishte, e as Bashkia Tiranë nuk do kishte motiv për të bërë politikë edhe me varrezat.Bashkia e Tiranës: Pretendimet e Ministrisë së Brendshme janë thjesht justifikime dhe gënjeshtraMenjëherë pas sqarimit të MB-së, Bashkia e Tiranës në një reagim për mediat ka deklaruar se pretendimet e ngritura nga Ministria janë thjesht justifikime dhe gënjeshtra.“Pretendimet e Ministrisë së Brendshme janë thjesht justifikime dhe gënjeshtra. Që nga shtatori deri në dhjetor, Ministria e Brendshme heshti ndaj kërkesave të vazhdueshme zyrtare dhe mediatike të Bashkisë Tiranë. Në dhjetor, letra e Ministrisë nuk ishte gjë tjetër veçse dëshmi e paaftësisë dhe panjohurisë së tyre për procesin. Bashkia Tiranës i sqaroj zyrtarisht dhe në takime të posaçme zyrtarët e rinj, që kërkesat e tyre ishin joligjore. Pasi e kuptuan se kërkesat e tyre ishin absurde, u tërhoqën nga kërkesat dhe na kërkuan të procedojmë. Sërisht korigjuam paaftësinë dhe paditurinë e tyre duke u kujtuar procedurat ligjore që duhet të ndiqnin.Sot, paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe tendencën për bllokim po e vuajnë qytetarët e Tiranës”thekson Bashkia.