I akuzuari për terrorizëm në Siri me 2 fëmijët, paditet nga ish-gruaja

Konflikti i përgjakshëm në Siri që tashmë nuk zhvillohet vetëm mes forcave kundërshtare atje, pasi thuajse janë të përfishirë të gjitha vendet myslimane,nuk po kursen as fëmijët.Mide Dumani, diçka më shumë se një muaj më parë u paraqit në dyert e komisariatit 3 në kryeqytet duke denoncuar bashkëshortin e saj që i kishte marrë fëmijët pa asnjë leje dhe ishte zhdukur.Në pamje të parë ngjante si një histori divorci të një çifti që ishte në sherr për fëmijët. Por shfaqja e emrit të Shkëlzen Dumanit në listën e të kërkuarve për terrorizëm e bën historinë më tragjike. Fëmijët e zhdukur që në 27 janar kanë udhëtuar bashkë me babain e shumë kërkuar tashmë në drejtim të Turqisë dhe gjasat janë që ai të ketë hyrë bashkë me ta në Siri.Endri Dumani është vetëm gjashtë vjeç, ndërsa motra e tij Eva nëntë vjeç dhe dyshime e grupit hetimor janë se ata tashmë ndodhen në zemër të konfliktit në Siri, sëbashku me babain e tyre. Largimi i fëmijve nga vendi është bërë pa lejen dhe firmën e nënës,e cila e dëshpëruar ka dënoncuar në polici. Por kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga zhdukja e të miturve,ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.Shkëlzen Dumani 39 vjec lindur në Dibër dhe banues në Laprakë,dyshohet se është organizator në grupin që rekrutonte shqipëtarë,për llogari të luftës që bëhet në Siri. Eva dhe Endri Dumani janë fakti që prej kohësh flitesh në media dhe opinionin publik, që fëmijë shqiptarë dërgoheshin në luftën që i ka marrë jetën më shumë se 100 mijë personave.