Franca rrëzon alibinë e Ramës, Bel: Asnjë ekstremist për statusin
Presidenti i Senatit të Francës, Zhan Pierr Bel, ka konfirmuar në Tiranë se qarqet ekstremiste nuk kanë pasur asnjë ndikim në refuzimin që Parisi i bëri dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë në dhejtor. Bel shkoi edhe më tej, kur tha se në asnjë nga vendet respektive të Unionit Europian."Ne nuk veprojmë nën presionin e asnjë grupi ekstremist në vendet tona respektive. Grupe që mund të kenë ide që mund të na çojnë mbrapa në histori. Çdo vendim e marrim jashtë influencës së këtyre grupeve"tha ai.Si përfaqësues i një vendi skeptik që kërkoi shtyrjen e statusit për Shqipërinë, Bel tha se qendrimi kundër nuk ishte refuzim për integrimin, por një kërkesë që vendi ynë të dëshmojë besueshmëri për të marrë një përgjigje pozitive.
"Franca nuk i ka thënë jo prespektivës europiane të Shqipërisë. Me shtetet e tjera të BE-së u vendos që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj europiane. Është e nevojshme që Shqipëria të krijojë kredibilitet në rrugën e saj të integrimit. Kjo shërben për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve aspirante. Ne kemi thënë që të vazhdojmë së bashku dhe kemi një takim në muajin qershor. Është e vërtetë që në gjirin e BE-së ka disa pikëpyetje dhe dyshime për vështirësistë. Ne synojmë që ti orientojmë vendet aspitante në fuqizimën e ekonomisë së tyre. Nuk veprojmë me asnjë grup ekstremist dhe çdo vendim e marrim jashtë këtyre grupeve ekstremiste” tha ai.Qendrimin Presidenti i Senatit i Francës e ka shprehur në krah të kreut të Kuvendit Ilir Meta, i cili gjeti rastin të kërkonte edhe një herë që opozita të mos kthehej në bllokuese të integrimit dhe realizimit të reformave për Shqipërinë.
"Mazhoranca është e sigurt në rritjen ekonomike të Shqipërisë, në përmirësimin e klimës së investimeve, të biznesit, në rritjen e punësimit dhe pa asnjë diskutim edhe në përparimin e prespektivës europiane të Shqipërisë për të cilën duhet të kontribuojnë të gjithë" tha Meta.)Për reformën territorialeI pyetur në lidhje me reformën territoriale dhe nëse mazhoranca do të vijojë ta realizojë e vetme atë, kreu i Kuvendit Meta u shpreh se fryma e integrimit dhe jo e bllokimit duhet t `i udhëheqë të gjithë"Ne jemi maksimalisht të vendosur për konsues të plotë me opozitën ku i është ofruar një partneritet i plotë në realizimin e kësaj reforme e cila asistohet edhe nga partnerët tanë shumë të rëndësishëm europianë dhe amerikanë. Nuk shikoj asnjë pengesë në drejtim të vullnetit të mazhorancës për përfshirjen e opozitës në të gjitha reformat, përfshirë edhe atë administrative-territoriale ku mazhoranca edhe pse ka më shumë se 3/5 e votave ne Kuvend përsëri ka pritur dhe pret me durim që opozita të zërë vendet e saj të barabarta në drejtimin e komisionit dhe në të gjithë funksionimin e tij. Unë shpresoj që ata të frymëzohen nga integrimi dhe jo nga bllokimi që është një sëmundje e vjetër e politikës sonë nga e cila duhet të ndahemi që të ecim më shpejt drejt Europës” tha Meta.Gjithashtu kreu i Kuvendit shtoi se Shqipëria është një vend i hapur për investime ndërsa ka ftuar edhe investitorët e huaj të zhvillojnë bisneset e tyre në vendin tonë.Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Presidenti i Senatit të Francës Jean-Pierre Bel do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.