Dasara Malltezi, një libër në ndihmë të maturantëve
Desara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ka sjellë për maturantët librin më të ri studimor , "GUIDË PËR LËNDËN E LETËRSISË" - Në perceptimin e një ish-maturanteje, libër i cili do t'iu vijë në ndihmë të gjithë maturantëve të përgatiten në aspektin pedagogjik dhe metodologjik në provimin shtetëror, atë të letërsisë.

Një eksperiencë të provuar nga vetë ajo, shkrimtarja më e re e tregut të librave, Desara Malltezi, shprehu mirënjohje për të gjithë ata, që bëne të mundur realizimin e librit dhe hedhjen e tij në treg.
“Ky libër nuk është garancia juaj drejt notës maksimale, pasi unë lexova çdo vepër që ishte në program para se të merresha me studimin e tyre. Ky libër është një ndihmesë për të kursyer kohë dhe energji në studim dhe për të lehtësuar punën e maturantëve”, - u shpreh Malltezi.Libri "GUIDË PËR LËNDËN E LETËRSISË", Në perceptimin e një ish-maturanteje, vjen me 29 autorë të veprave të ndryshme letrare të autorëve shqiptarë e të huaj, duke iu siguruar maturantëve një përmbledhje të të gjitha materialeve mbi titujt studimorë , duke nënvizuar thelbin e tyre ideor, përmbajtësor e formal të veprave letrare të përfshira në të.)