Rama “rikthehet” te Fasonët: Do mbajmë premtimet elektorale

Kreu i qeverisë vijon prezantimin e masave  për mbështetje të biznesin fason. Këtë radhë kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj është ndalur në një fabrikë  fasonësh në kryeqytet. Kreu i qeverisë ka theksuar se shumë kompani të huaja janë të interesuara për të investuar në Shqipëri.“Qeveria do ta mbështesë industrinë fason duke krijuar kushte që të mund të përballohen sipërfaqet me qera; që të mund të përballohet rritja e fuqisë punëtore, pa pasur barrën e sigurimeve për një periudhë të caktuar, për çdo vend të ri pune; si dhe që bashkërisht të nxitet kualifikimit, në mënyre që të shkojmë drejt ciklit të mbyllur. Shkollën profesionale, u shpreh Kryeministri,  ta bëjmë shkollë të fabrikave që të lidhet drejtpërdrejtë me to dhe që sjell rritje të punësimit.Sipërmarrësit  fasonë në kreqytet kanë shprehur gadishmërinë për rritje të numrit të punësuarave.Biznesi fason është një ndër sektorët që gjeneron më shumë vende pune në Shqipëri.Qeveria ka premtuar se shumë shpejt do të prezantoj një paketë të re me masa lehtësuese për zhvillimin e fasonëve.