Reforma territoriale, Çuçi:Refuzimi i PD politik, në fund të korrikut në parlament

Ministri i Shtetit per Çeshtjet Vendore, Bledi Çuçi ne Tonight IlvaTare dha vizionin e qeverisë Rama-Meta sesi do te jete Shqiperia me ndarja e re territoriale dhe sa perfitojme nga kjo reformë. Ministri foli dhe për mungesën e konsensusit mes palëve, duke deklaruar se PD po e bllokon për qëllime politike.Por Çuçi garantoi se mazhoranca do të përdorë të gjitha hapësirat kushtetuese që i ka deleguar sovrani me votën e tij, në mënyrë që projektligji në fund të korrikut të shkojë në Kuvend për votim.Nevojë për një ndarje territoriale, jemi të gjithë dakord, ku ndahemi?Ka një konsensus shumë të gjerë, është rast i veçantë dhe duhet trajtuar si i tillë. Pasi dhe kur vetë politika gjen konsensus ka aktorë të tjerë që janë kundër, si shoqëria civile etj. Pra ka konsensus të gjerë , të cilët ndjejnë nevojën e një ndarje të re.Pse? Është një borxh që politika u ka shqiptarëve që në ’90 kur ndryshuam sistemin politik, modelin ekonomik. Lëvizja demokrafike ka sjellë që komuna të caktuara të kenë shumë pak banorë. E gjithë kjo armatë Komunash ka humbur dhe qëllimin pse janë krijuar, pasi ato krijohen për tu ofruar shërbime sa më cilësore, në kohë, komuniteteve të tyre. Tani ne jemi 2 mln e 800 mijë banorë. Kemi dy nivele qeverisje, bashkitë dhe komunat, ku nga pikëpamja ligjore janë e njëjta gjë. Si të thuash bashki, si komunë praktikisht është e njëjta gjë. Rrethi ka mbetur si koncept gjeografik, ndërsa qarku është niveli i dytë i qeverisjes vendore. Është krijuar si organ për herë të parë në 2000, por ka rezultuar se ka ngelur organ që spo jep asnjë produkt në nivelin e qeverisjes. Sot pothuajse nuk bën asgjë. Janë disa kompetenca si kadastrat që qeveria qëndrore ia ka deleguar. Sot qarku nuk kryen asnjë rol të mirëfilltë qeverisës, deri diku është organ i dështuar.Ka shifër sa është armata e pushtetit lokal?Ka shifra, por unë dua tu them një shifër domethënëse. Flasim për harxhime të tëra taksapaguesish që shkojnë për këto administrata, pa ofruar shërbime.Vetëm pagat e punonjësve të komunave pa ato të këshilltarëve, sot janë 25 mln dollarë.Pse e ka toleruar politika këtë gjendje?Ka qenë neglizhencë, s’ka pasur vizion dhe pastaj në 2003 pati përpjekje serioze, por ka munguar vullneti dhe konsensusi politik. Në 2003, PS ka bërë një hap të rëndësishëm për këtë reformë, por kur erdhi puna për ta finalizuar PD hoqi dorë nga konsensusi.Fakti që do ketë ristrukturim, këta njerëz do ngelen pa punë?Buxhetet nuk priten, sa i përket shkurtimeve është çështje tjetër, merrni Ministrin e Punës dhe pyeteni. Unë mund të përgjigjem mbi një strukturë që do krijojë kushtet për një zhvillim të qëndrueshëm vendor. Këto fonde do kalojnë për investime. Marrim Pogradecin, ka 7 komuna që marrin një buxhet nga shteti 4 mln dollarë, ku 85% e tyre shkon për shpenzime administrative. Nuk ka asnjë investim. Administrata e re që do krijohet do ketë edhe ekspertët.Minoritarët kanë dalë kundër, çfarë do bëni?Zonat minoritare padiskutim që do trajtohen në bazë të gjitha konventave. Kam biseduar me Ambasadorët e Maqedonisë dhe Greqisë, ku i kam garantuar se do marrim përsipër të gjitha detyrimet. Këto zona nuk do përzihen me përkatësi etnike të ndryshme, do mbahen ashtu siç janë. Do bashkohen me ato komuna që i përkasin të njëjtit minoritet.Deri kur do ta prisni opozitën?Këtë pyetje ia bëjmë dhe ne vetes sonë, me rëndësi është që proçesin nuk po e ndërpresim. Ne po vazhdojmë punën tonë përgatitore, e mira është që opozita të merrte pjesë. Kemi garantuar të gjitha të drejtat e mundshme në komision, përfshirë dhe të drejtën e vetos. Është në të drejtën e atyre, nëse duan të vetëpërjashtohen është zgjedhje e tyre. Por do të thoja duke vënë në balancë konsensusin e gjerë dhe nevojën emergjente, thirrjet e partnerëve tanë, mendoj se duhet të prevalojë interesi i shqiptarëve.Opozitës i keni ofruar veton në komision, por ju mund ta miratoni në parlament, ku është konsensusi?Opozita thotë se duan një konsensus më të gjerë. Nuk do të ketë reformë të fëlliqur për interes elektoral. Do të bazohet strikt në kriteret teknike, profesionale të hartuara nga ekspertët. Garancia që ne i japim opozitës në komision, padiskutim që vetoja është garanci e drejtëpërdrejtë dhe neqoftëse ne jemi kaq abuzues , ata do kenë shumë më shumë argument përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Nga njëra anë ata thonë se Shqipëria ka nevojë për reformën territoriale. Qëndrimi i opozitës është politik, pasi me logjikën e tyre ne s’mund të bëjmë dot asnjë reformë. Edhe në arstin e nëpunësit civil konsensusi u prish nga PD, sepse nuk bëri aktet nënligjore. Publiku na ka deleguar sovranitetin për të bërë reforma madhore. Do ta ushtojmë këtë sovranitet brenda të gjitha kontureve kushtetuese.Përjashtoni çdo lloj përfitimi elektoral për këtë reformë?Për zgjedhjet lokale, zonat rurale fitohen nga pushteti qëndror. Ai që ka qeverisjen merr dhe këto zona që janë pak si të vogla, më periferike, më të varfra. 75% e komunave kanë nën 5000 banorë. Vetëm këtë statistikë të marrim politika duhet të mobilizohet për të bërë ndryshimet.Jeni të bindur që do ta çoni projektligjin për votim në parlament në shtator?Jo s’jemi të bindur që do ta çojmë në shtator, do ta çojmë në fund të korrikut sepse ne duamj ti japim kohën e mjaftueshme edhe adminsitratës zgjedhore që të përgatisë hartën e re elektorale.Si do jetë reforma, kriteret?Ne nisemi thellësisht nga kriteret teknike, profesionale dhe jo qëllime politike. Kemi zhvilluar një term që është përdorur dhe në Europë, zonat funksionale. Ushtrimi do fillojë duke u nisur nga territoret e rretheve të sotme. Po marrim qarkun e Kukësit, kemi rrethin e Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Marrim rrethin e Hasit, marrim kë kemi aty zonë funksionale. Do merren parasysh largësitë periferike nga qëndra. Hasi mund të qëndrojë në njësi më vete me të gjithë komunat. Në rastin kur disa komuna i bashkohen një bashkie do garantojmë që dhe komunat të kenë zyrat më të rëndësishme për qytetarët dhe përfaqësinë e këtyre komunave në këshillin e bashkisë.Mund të ishin përdorur 12 qarqet për ndarjen e re, a duhet prekur kodi elektoral?Nëse ne nuk prekim qarqet për nga funksioni nuk ka nevojë të preket fare kodi elektoral. Kodi i referohet një ndarje të përcaktuar me ligj. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë se katër ose gjashtë qarqe. Qarku nuk ka varësi. Janë dy nivele. Qarku është debat më i gjerë, ka propozime që kërkojnë ndryshim kushtetues, por sakohë ne s’kemi konsensusin politik ne këtë alternativë e përjashtojmë.Po nga bashkitë dhe komunat sa do mbeten?Ne e nisim nga rrethet, 36 rrethet. Marrim Tiranën, kemi Paskuqanin dhe Kamzën. Këto të dyja kanë krijuar realitet të tyrin, mund të qëndrojnë njësi me vete. Nga ana tjetër Tirana mund të thithë të gjithë komunat e tjera periferike për tu bërë një qëndër e madhe. Këto janë propozimet tona. Në fund fare do jetë komisioni parlamentar që do vërë vulën.