Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”, Lesi: Të pyetet Berisha e Ajazi
Rihapet çështja e djegies së gazetës “Koha Jonë”. Ditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Tiranës botuesi i kësaj gazete Nikollë Lesi.Lesi është thirrur në Prokurori në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me ngjarjen e 2 mars të vitit 1997 ku u dogj gazeta “Koha Jonë”.“Kërkova të pyeten si persona që kanë dijeni për ngjarjen, Berisha, Visho Ajazi, Agim Shehu dhe Agron Musaraj. Prokuroria e Tiranës ka marrë si fakt edhe një emision të Andi Bushatit, të zhvilluar ditët e fundit” është shprehur Lesi.Në vitin 2012, Gjykata e Tiranës pushoi çështjen me arsyetimin se kanë kaluar afatet.”Koha Jonë” ishte gazeta e parë e pavarur e private në Shqipëri, pas shembjes së komunizmit. Natën e 2 marsit 1997 redaksia e gazetës u dogj dhe drejtuesit e gazetës bënë përgjegjës Policinë Sekrete të Shtetit të asaj kohe.