Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Beqaj: Nga 1 prilli hiqet TVSH 10%

Lista e barnave të rimbursueshme është më e plotë. Në të janë shtuar edhe 55 barna të reja që nuk kanë qenë të pëfshira në skemën e barnave të rimbursueshme. Kjo listë medikamentesh, e miratuar nga qeveria ka për qëllim të ndihmojë të sëmurët, kryesisht ata që vuajnë nga anemia, diabeti, sëmundjet kardikake e ato të neulogjisë. Gjithashtu, në të janë përfshirë edhe barna për kujdesin ndaj trombozave.“Me listën e miratuar sot, janë 55 barna që përfshihen për herë të parë. Do të përfitojnë rreth 600 të sëmurë nga barnat për kurimin e tumoreve dhe kancerit.Në skemë janë përfshirë barna për sëmundjet e diabetit, kardiovaskulare. Për herë të parë përfshihen barna që përdoren për të kuruar varësinë nga alkooli, një problem social. Në procesin e hartimit të listës është marrë parasysh nevoja e popullatës, dhe ka qenë në fokus cilësia e barnave. Janë marrë në konsideratë padyshim, edhe kërkesat e qendrave spitalore”, tha Beqaj.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pas mbledhjes së qeverisë tha se duke filluar nga 1 prilli, ashtu siç ishte premtuar më heret ilaçet do të blihen më lirë në farmaci, sepse do të hiqet TVSH-ja.“Nga 1 prilli nuk do ketë më taksë, TVSH, për barnat, do të jetë të përjashtuara nga kjo taksë. Heqja e TVSH 10 % për barnat do të thotë edhe ulje e çmimit të tyre. Me fondet e parashikuara në buxhetin e 2014 do të kemi më shumë barna që rimbursohen, dhe më shumë barna në spitalet tona” u shpreh ministri.Nga ky shtim prej 55 medikamentesh në listën e rimbursueshme do të përfitojnë 600 pacientë për kurimin e sëmundjeve më të rënda, si ato kancerogjene.)