Gjosha në Gjermani: Vullnet maksimal për përfshirjen e gjithë aktorëve në reforma

Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Gjermani,  Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha zhvilloi një takim me Dr.Franz Neueder, zëvendës i z. Meyer-Landrut, Kryekëshilltar për Çështjet Europiane në kabinetin e kancelares Merkel.Ministrja  Gjosha e informoi Neuder, në lidhje me Roadmapin e përgatitur nga qeveria për adresimin e 5 prioriteteve kycce të cilat i janë lënë Shqipërisë nga Bashkimi Evropian deri në hapjen e negociatave. Ajo vuri në dijeni  z.Neuder se masat e marra nga qeveria u vlerësuan disa ditë më parë edhe në tryezën e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë, Shqipëri- BE. Ministrja theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjithë aktorëve për reformat kryesore për vendin  siç janë ajo në drejtësi dhe ajo administrative-territoriale.“Per ne  është shumë e rëndësishme përfshirja e të gjithë aktorëve dhe e kemi shprehur hapur vullnetin dhe ftesën tonë për t’i pasur partnerë në do hap që hedhim  për përmirësimin e jetës të qytetarëve tanë dhe procesit të integrimit të vendit në tërësi“, u shpreh Ministrja Gjosha, gjatë takimit.Nga ana e tij Neuder theksoi rëndësinë e zbatimit  planit të masasave nga qeveria shqiptare, në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai u shpreh se reformat janë treguesi më i mirë që Shqipëria mund t’i ofrojë vendeve anëtare.Ministrja ka zhvilluar gjithashtu edhe një  takim pune me zyrtarë dhe parlamentarë gjermanë me  praninë e Dr. Ernst Reichel, Drejtor per Evropen Juglindore, Turqine dhe vendet e EFTA, Hans-Ulrich Südbeck, Drejtor i Divizionit per Ballkanin Perendimor,  Christoph Retzlaff, Drejtor i Divizionit E 06 (Zgjerimi i BE; Marredheniet BE-Ballkan , Deputeti Manuel Sarrazin (Të Gjelbërtit), Deputeti Dietmar Nietan (SPD.)