Delvinë, kapen 50 kg drogë Lazarati, largohen trafikantët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2014, 18:12
50 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia e Delvinës, pasditen e së martës në vendin e quajtur “Çezma e Bistricës” në aksin Gjirokastër-Sarandë. Policia ka tentuar të ndalojë një automjet tip BMW me targa greke YIX 4892 që vinte nga Lazarati.Dy personat që ndodheshin në mjet, pas konstatimit të policisë,e kanë braktisur atë dhe janë larguar në drejtim të paditur.Në portbagazhin e mjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një çantë që përmbante rreth 50 kg marijuanë. Mësohet se dy trafikantët janë identifikuar, ndërkohë që droga do trafikohej nga Saranda në Igumenicë.