Vrasje në Pogradec, qëllohet tek dera e shtëpisë Shkëlqim Topalli
Shkelqim Topalli 46 vjeç nga Proptishti i Pogradecit eshte ekzekutuar me arme zjarri ne deren e baneses se tij, nderkohe qe policia ende nuk ka nje emer te autorit te krimit.Ngjarja eshte shenuar gjate oreve te para pas mesnates se sotme, kur viktima ka dale jashte banese pasi ka degjuar se nje person të therriste, duke shqiptuar ne fakt nje tjeter emer.Nga informacionet e marra nga policia, por edhe ato ç'fare kane deponuar familjaret, mesohet se bashkeshortja e 46-vjeçarit Topalli punon si infermiere dhe ideja se dikush ka patur nevoje per ndihme mjekesore ka detyruar viktimen ti pergjigjet thirrjes dhe te dale jashte, pavaresisht se autori nuk po therriste emrin e tij.Takimi mes autorit te ngjarjes dhe viktimes eshte shoqeruar me debate ku ende nuk dihet arsyeja, nderkohe qe menjehere ka ardhe edhe e shtena e armes, e cila e ka goditur 46-vjeçarin Shkelqim Topalli ne kembe, duke i keputur arterien kryesore.Pavaresisht nderhyrjes se mjekeve dhe transportimit te tij ne urgjence, Topalli nuk ka mundur te mbijetoje, duke nderruar jete ne spitalin e Perrenjasit.Lidhur mbi motivet e kesaj vrasje, policia ka shoqeruar te pakten 10 persona, ku pista kryesore e hetimeve eshte ajo e konflikteve te mundshme qe mund te kete patur viktima me persona te tjere, gje per te cilen po pyeten edhe familjaret.)