SHBA, lirohet pas 30 vjetësh i dënuari me vdekje
Pas plot 30 vitesh, shteti i Luizianës ka liruar nga burgu 64 vjeçarin Glen Ford i cili akuzohej per vrasjen e një pronari argjendarie. Ford u dënua në vitin e largët 1983 pasi u shpall fajtor për vrasjen e një 56 vjeçari për të cilin ai punonte herë pas here.Sipas arkivave të shtetit të Luizianës në vitin 1988 Ford mori nga gjykata dënimin maksimal duke e kthyer atë në të burgosurin e parë i cili priti plot 25 vite dënimin me vdekje.Pas lirimit nga burgu, i pyetur nga gazetarët, 64-vjeçari tha se ndihej mirë edhe pse shprehu zemërimin e tij kundrejt shtetit për humbjen e pjesës më të madhe të jetës së tij.)"Kur u burgosa fëmijët e mi ishte ende bebe ndërsa tashmë ata janë burra dhe kanë fëmijët e tyre. Më vjen keq që kam humbur pothuajse gjysmën e jetës sime për diçka qe nuk e kam bërë” u shpreh 64-vjeçari Glen Ford.Dalja në pah e një sërë provave duke perfshirë këtu edhe dëshmi të rreme të cilët dënuan fillimisht Ford por çuan në lirimin nga burgu pas plot 30 viteve. Për shkak te burgosjes së padrejte shteti i Luizianës e ka dëmshperblyer Ford me 250.000$ plus 80.000 dollarë të tjera për shpërdorimin e mundësive në jetë.