Igumenicë, kapen 10 kg marijuanë, arrestohet shqiptari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Mars 2014, 14:43
Policia greke ka sekuestruar 10 kg marijuanë në Igumenicë dhe ka vënë në pranga një 24 vjeçar shqiptar. Droga, e cila ishte trafikuar nga Saranda është kapur në stacionin e autobuzit të qytetit grek.9 pakot janë gjetur në bagazhet e 24-vjeçarit shqiptar, i cili do të udhëtonte drejt Janinës për të shpërnadrë drogën në sasi të vogla. Policia zbuloi se i riu kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe nuk kishte dokumenta qëndrimi në Greqi.Prej fillimit të vitit, në Igumenicë e Prevezë janë sekuestruar rreth 3 ton marijuanë që dyshohet se është trafikuar në rrugë tokësore e detare nga Saranda. Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar ndonjëherë në këto dy qytete greke në më pak se 2 muaj e gjysmë.