Terminali autobusëve në Durrës,Haxhinasto: Do vendosim kritere mbi gjendjen e mjeteve
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, vizitoi sot terminalin e autobuzëve në qytetin e Durrësit ku vëzhgoi nga afër masat që po merren për të standartizuar e modernizuar shërbimin e transportit ndërqytetas.“Është një shërbim shumë i rëndësishëm për qytetarët, por që ka qënë shumë larg standartit që duhet, ku autobusët e një linje kanë pamjen e ngjyre te njëjtë për cdo linje, ka tabela me oraret fikse se kur nisen autobuzët dhe biletarinë. Standartet e sigurisë së këtyre autobuzëve janë shumë më të lartë se sa mjetet e tjera te transportit, kanë dy dyer, vendet e bagazhit, kondicioner kështu që qytetarët udhëtojnë siç udhëtohet në çdo vend tjetër të Evropës, sipas standartit që duhet” tha Ministri.Ai tërhoqi vëmendjen që Shoqata e Transportit Ndërqytetas të cilët i zotërojnë këta mjete transporti t’i mbajnë premtimet e tyre për rinovimin e vazhdueshëm të parkut të autobuzave.“Nuk do të këtë autobus më të vjetër se sa viti 2000 deri në fund të këtij viti për linjat që vijnë në Tiranë si dhe do të jenë Euro5 të cilët nuk ndotin ambjentin dhe nuk dëmtojnë shëndetin e qytetarëve,” tha ai.Ky është standarti i cili do të realizohet në të gjithë linjat aktuale të transportit ndërqytetas dhe linjat e tjera, dhe ne jemi të hapur që të gjithë kërkesat e shoqërive dhe individëve që duan të sjellin transport ndërqytetas sipas standarteve, të administrohen me seriozitetin që duhet dhe t’u përgjigjemi pozitivisht atyre, tha Ministri, duke shtuar se shumë shpejtë të gjitha qytetet tona do të kenë një stacion të dedikuar për autobuzët ndërqytetas.Gjatë kësaj vizite Haxhinasto shoqërohej edhe nga Kryetari i Bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.)