Vritet tek dera e shtëpisë Sami Sheta, kamerat e disa bizneseve kanë filmuar autorët
Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen e Sami Shetës mesnatën e së martës,pranë banesës së tij në zonën e Xhamllikut. Policia ka shoqëruar shoqëruar 12 persona, nga të cilët mund të sigurohet informacion i vlefshëm për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.Ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe 8 pjestarë të familjes Sheta, të cilët mund të japin detaje të vlefshme për konflikte të mundshme të viktimës. Filmimet e disa kamerave sigurie të disa bizneseve në rrugën “Kongresi i Manastirit”, janë sekuestruar nga blutë e Tiranës, në cilësinë e provave.Sipas burimeve këto filmime kanë fokusuar dy persona me kapuç, për të cilët ka dyshime të forta që janë autorët e vrasjes. Këto filmime do të kqyren nga ekspertët, për të parë nese materiali është i nevojshëm për hetim, nëse kamerat kanë fiksuar fytyrat e dy personave.Ngjarja vazhdon të jetë e rrethuar nga misteri,pasi ende nuk është ngritur një pistë e besueshme,duke qënë se viktima nuk ishte një njeri problematik dhe konfliktual.Megjithatë një konflikt i mëparshëm pronësie i familjes Sheta është duke u hetuar intensivisht nga grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje. Policia ka sqaruar se 50-vjeçari është qëlluar gjatë kthimit për në banesën e tij me pistoletë, pasi në vendin e krimit janë gjetur disa gëzhoja.Kjo është vrasja e dytë në Tiranë brenda tre ditëve. Mëngjesin e të dielës në zonën e Ish bllokut në Tiranë u vra shtetasi Elton Pojani, pronar i një lokali. Ulja e muzikës nga pronari bëri që klienti Maren Tufa ta masakrojë me thikë 36 vjeçarin.)