Berluskoni mund të shesë Milanin

Duket e pabesueshme por Milani mund të shitet. Lajmi i bujshëm vjen nga Amerika nga agjencia “Bloomberg”, e njohur si agjenci prestigjioze për lajme të karakterit financiar.Sipas “Bloomberg”, edhe pse nuk jepen shumë detaje, presidenti Silvio Berlusconi do të ishte i gatshëm të shiste klubin kuqezi, klubin ku ka kaluar dhe ka investuar për vite të tëra. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi nga “Fininvest”, shoqëria e Berlusconit, që kontrollon edhe Milanin.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i një zëdhënësi, i cili ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e shitjes së klubit kuqezi, që sipas përllogaritjes më të fundit nga revista “Forbes”, ka një vlerë prej rreth 700 milionë Eurosh.“Bloomberg” insiston në versionin e saj se Berlusconi ka mandatuar shoqërinë “Lazard”, që Milanit t'i bëhet një rivlerësim. “Lazard” është e njëjta shoqëri të cilës i besoi edhe Massimo Moratti në transaksionin për shitjen e 70% të aksioneve të Interit te grupi në pronësi të manjatit indonezian, Erick Thohir. Ky operacion mesa duket është parë i suksesshëm nga ana e Berlusconit, i cili raportohet se mund t'i ketë dhënë shoqërisë “Lazard” të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për shitjen e Milanit.Kjo shitje nga ana tjetër ka sjell edhe reagime të shumta në rrjetet sociale dhe nga specialist të futbollit, të cilët e shohin si një model të tipit PSG ku skuadra mund të përfitojë vetëm famë por jo trofe. Ngelet të shohim se cfarë vendimi do të marr Berluskoni.