Spanja gjunjëzon sërish Italinë
Në një ndeshje mjaft të hapur dhe me shumë raste për shënim, u shënua vetëm një gol në tokën iberike. Spanja ka mposhtur Italinë 1:0 në miqësoren e zhvilluar në “Vicente Calderon” në Madrid.Skuadra kampione e botës dhe Evropës mundi të kaltrit, por me mjaft vështirësi. Pjesa e parë nuk solli gola por të dyja ekipet patën mundësi që të kalojnë në avantazh. Spanja dominoi në zotërimin e topit duke e mbyllur Italinë në gjysmëfiushën e saj. Italianët goditën shtyllën pas një tentative të Alessio Cercit, por edhe spanjollët të cilët ishin shumë të rrezikshëm, thuajse gjatë gjithë ndeshjes duke gjetur një Buffon në super formë. Pedro dhe Diego Kosta janë kërcënimet kryesore të portës së kaltër, ndërsa Osvaldo kërcënon duke e dërguar topin pak mbi tranversë.Pjesa e parë do të mbyllej e bardhë ndërsa e dyta do të ishte si një përsëritje e së parës me Kampionët e Botës dominues, duke arritur të kalojnë në avantazh në minutën e 63-të me Pedron, i cili me një goditje të fuqishme mposhti Buffonin.Deri në fund të pjesës së pare, rastet për të barazuar nuk do të mungonin nga Italia, ndërsa ekipi i Del Boskes kishte mundësinë për të mbyllur ndeshjen. Në fund të ndeshjes statistikat janë të frikshme, 70 % është mbajta e topit.Spanja e tika-takës duket një kockë e papërballueshme për Italinë.