Gjermania i falet Mario Gëtze
Gjermania ka arritur të marr një fitore minimale ndaj skuadrës së Kilit në miqësoren e parë për këtë vit. Në sfidën që u zhvilluar në "Mercedenz Arrena" heroi i ndeshjes ishte Mario Gëtze. Skuadra e trajnerit Joachim Loë, mundi një kundërshtar mjaft të vështirë që i ka treguar fuqinë e saj edhe duke mposhtur edhe Anglinë në “Wembley”. Por Vidal dhe yjet e tjerë nuk arritën të ndalin Gjermaninë e fuqishme, që megjithatë nuk i mundi me rezultat të thellë.Goli nga Gëtze u shënua në minutën e 16-të. Futbollisti i Bayernit mori një top mjaft të bukur nga Mesut Ozil dhe nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin mik. Kili zhvilloi një lojë të mirë por nuk mundi të mposhtë portierin Nopjer që ishte në një ditë mjaft të mirë.Në krahasim me sfidat e tjera, pançerat u treguan disi më të zbehtë në lojën e tyre. Kilianët patën një zotërim të mirë të topit dhe ishin shumë pranë shënimit të golit të barazimit. Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, që u ftua për herë të parë në ekipin gjerman, ishte në stolin e rezervave por nuk u aktivizua asnjë minutë nga Loë.Kjo ndeshje konfirmoi edhe njëherë se Gjermania ende nuk është gati për në kampionatin botëror. Tashmë kanë ngelur edhe 3 muaj nga Kampionati Botëror, me Joakim Loë që ka ende shumë punë përpara.