Brazil dhe Portugalia bëjnë poker
Brazili ndoshta nuk është ende gati sa iu përket stadiumeve në Botëror dhe përgatitjeve, por në fushë është e frikshme. Skuadra e Luis Felipe Scolarit fitoi 5-0 miqësoren me Afrikën e Jugut në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në të fundit. Selecao e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa do të kaloj në avantazh që në minutën e 10-të me një gol të Oscar. Në minutën e 41-të, shënoi gjithashtu dhe Neymar që ngriti shifrat në 2-0.Brazili është me të njëjtën fytyrë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar të tjerë gola me ndryshim e vetëm se këtë pjesë do të luaj me të tjera bluza. Pas vetëm dy minutash Neymar shënoi dhe golin e 3-0, ndërsa në të 89-ën, Fernandinho mendoi të dhuronte një gol magjik duke shënuar nga distanca. Spektakli nuk përfundoi këtu në Johanesburg, pasi Neymar shënoi dhe golin e tretë personal duke mbyllur takimin në shifrat 5-0 për Brazilin, e cila konfirmon se do të jetë kandidate serioze për titullin kampionë.Portugalia ka arritur një fitore të thelle në miqësoren e parë për vitin 2014-të ndaj skuadrës së Kamerunit. Vendasit kanë shënuar pesë herë dhe kanë dominuar në çdo pjesë të lojës. Kristiano Ronaldo shënoi dy herë dhe ka arritur të shpallet golashënuesi më i mirë i historisë së Portugalisë. 28-vjeçari ka shënuar 49 gola me fanellën e kombëtares duke kaluar ish sulmuesin Paleta.Goleadori i Realit shënoi golin e parë dhe të pestin për portugezët që nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren. Autorët e golave të tjerë ishin Meireles, Koentrao dhe Edinjo. Kamerunasit arritën vetëm të barazojnë përkohësisht rezultatin në pjesën e parë me Abucar, por nuk mundën të shmangnin humbjen katastrofike.Kjo fitore konfirmon formën e mirë të Portugalisë, e cila arriti me shumë vështirësi të sigurojë një biletë për në Brazil.