Thyhet Argjentina, Anglia fitore minimale
Rezultati më i papritur i miqësoreve të zhvilluara dje, padyshim që ishte barazimi pa gola i Argjentinës ndaj Rumanisë. Latinët ishin favorit për këtë ndeshje për shkak se në përbërje të tyre kishin emra të mëdhenj, por rumunët bënë një fortesë të fortë para portës së tyre duke mos lejuar asnjë gol. Kjo ishte miqësorja e tretë mes këtyre dy përfaqësuesve, me argjentinasit që zbrisnin në fushë për të bërë historinë por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm në barazim.Tekniku Sabella zbriti në fushë me formacionin më të mirë dhe me Leonel Messin, i cili ishte inekzistent.Gjithsesi rastet nga argjentinasit nuk mungojnë, por edhe Rumania nuk qëndroi pas, madje shënon edhe një gol që anulohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë përfundon me një imazh për të ardhur keq të Argjentinës, çalon në mesfushë dhe është e brishtë në mbrojtje. Gjithçka mbetet e pandryshuar dhe sfida përfundon me pikëpyetje të shumta për amerikano jugorët për Botërorin e Brazilit, në një kohë kur konsiderohen si favoritë për trofeun.NdërkohëAnglia fitoi miqësoren ndaj Danimarkës me rezultatin e ngushtë 1:0. Skuadra e trajnerit Roy Hodgson arriti që të fitojë duke siguruar vetbvesimin e duhur para fillimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil.Pjesa e parë nuk solli gola, ndërsa edhe ajo e dyta po shkonte drejt barazimit. Tetë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, sulmuesi në formë i Liverpoolit, Daniel Sturridge , i cili e nisi duelin si titullar në treshen sulmuese së bashku me Ëayne Rooneyn dhe Raheem Sterling, shënoi golin e avantazhit, dhe të fitores për Anglinë.