Rumani - Argjentinë, formacioni i mundshëm
Rumani-Argjentinë, që do të zhvillohet në Bukuresht, konsiderohet një tjetër miqësore e rëndësishme, sidomos për 3 herë kampionët e botës. Amerikano Jugorët ende janë në dilema të madhe me trajnerin Sabella që problemin më të madh ka menaxhimin e yjeve të skuadrës.Në Brazil mund të humbasin ftesën një numër i madh yjesh. Dyshimet më të mëdha për pjesëmarrjen në Brazil 2014 janë për sulmuesin e Totenham, Erik Lamela, i cili vuan nga një dëmtim në shpinë dhe ka kaluar një sezon për tu harruar me skuadrën e Spërsave. Problem tjetër është edhe mosgrumbullimi i Carlos Tevez, i cili duket se ka shumë pak mundësi për të shkuar në botëror me gjithë formën e jashtëzakonshme që po kalon në Itali.Sabella mund të luaj me formacionin 4-4-2. Në portë do të jetë Romero. Në mbrojtje Zabaleta, Otamendi, Fernandez dhe Basanta. Ndërkohë përpara tyre do të jenë Roho, Rodriguez, Maskerano dhe Di Maria. Në sulm do të luajnë Mesi dhe Palasio.Nga ana tjetër rumunët do të luajnë me skemën 4-4-2. Në portë do të jetë Tatarusanu. Në mbrojtje Matel, Goian, Kirikes, dhe Rat. Në mesfushë Hoban, Tanase, Torzhe dhe Maksim. Ndërsa në sulm do të luajnë Marika dhe Stanku